Njohja e diplomave, Ambasada e Turqisë: Mospërputhje me kriteret dhe barazvlerësimin
Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup....

Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup thotë se marrëveshja reciproke për njohjen e diplomave mes Maqedonisë dhe Turqisë është shfuqizuar për shkak të mospërputhjes me kriteret e njohjes dhe barazvlerësimit sipas standardeve aktuale.
“Marrëveshja për njohjen e certifikatave arsimore dhe diplomave të nivelit të lartë, universitar, pasuniversitar dhe të doktoratës që jepen në Republikën e Turqisë dhe Republikën e Maqedonisë, të nënshkruar mes shtetin tonë dhe Maqedonisë më 6 qershor 1998, është shfuqizuar në përputhshmëri me kërkesën e Këshillit të Arsimit të Lartë, për shkak të mospërputhjes me kriteret e njohjes dhe barazvlerësimit sipas standardeve aktuale”,- thuhet në njoftimin e ambasadës turke.
Në njoftim theksohet se krahas kësaj, nuk do të ketë asnjë ndryshim në procedurat e barazvlerësimit, ndërsa çështja do të drejtohet në korniza të marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me çështjen, nënshkruese të të cilave janë edhe dy shtetet.
