SHTIP-VELES

Normalizohet trafiku në rrugën Shtip – Veles (FOTO)

13.05.2014 16:17

Trafiku në aksin rrugor Shtip - Veles është normalizuar pasi që mëngjesin e sotëm u ndërpre, pas aksidentit të trafikut mes një shinobus-treni dhe një autobusi………..

Trafiku në aksin rrugor Shtip - Veles është normalizuar pasi që mëngjesin e sotëm u ndërpre, pas aksidentit të trafikut mes një shinobus-treni dhe një autobusi.

Në aksident të paktën 32 persona janë lënduar. Në Spitalin klinik në Shtip janë dërguar 16 udhëtarët, të cilët janë në gjendje stabile. Prej tyre, 11 momentalisht janë në Pavijonin për kirurgji, ndërsa një udhëtar për shkak të shtyllës kurrizore është dërguar në klinikën në Shkup.

Në spitalin në Veles janë dërguar edhe 16 udhëtarë nga të cilët tre me lëndime më të lehta janë dërguar në Shkup. Prej tyre, njëri nuk është kontaktibil, ndërsa të tjerët me lëndime në mes dhe në brinjë. Dy janë lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërsa të tjerët janë në kirurgji dhe u kryhen kontrolle. Mes të lënduarve, theksojnë është edhe një grua shtatzënë, e cila është në gjendje të mirë.

Drejtori i "Hekurudhave të Maqedonisë Transport" Oliver Derkovski sot deklaroi se pajisjet sinjalizuese të hekurudhës kanë qenë në rregull, respektivisht kanë funksionuar. Indikacionet fillestare, siç theksoi, tregojnë se shoferi i autobusit ka kaluar në barrierë të lëshuar, në vendkalim të sigurt hekurudhor. (Foto: telegraf.mk)