Botë

Vazhdon kontrolli i jashtëzakonshëm kufitar i BE-së

01.02.2017 19:38

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian sot arritën marrëveshje për ta vazhduar kontrollin e jashtëzakonshëm...

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian sot arritën marrëveshje për ta vazhduar kontrollin e jashtëzakonshëm kufitar në zonën e Shengenit edhe për tre muaj, deri nga mesi i majit.
 
Zona e Shengenit për udhëtim të lirë kolaboroi pasi që rreth 1,5 milionë refugjatë dhe migrantë arritën në BE në vitet 2015 dhe 2016, që e detyroi Unionin të ndërmarrë masa të jashtëzakonshme.
 
Gjermania, Sustria, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia (e cila nuk është anëtare e BE-së) filluan ta kthejnë kontrollin në kufijt e vet nbga shtatori i vitit 2015, ndërsa sot zyrtarisht morën leje për ta vazhduar këtë masë./mia