Bagdad: 19 persona humbën jetën në sulme me auto-bomba
Të paktën 19 persona e humbën jetën sot në një seri të sulmeve me auto-bomba në lagjet shiite në Bagdad......

Të paktën 19 persona e humbën jetën sot në një seri të sulmeve me auto-bomba në lagjet shiite në Bagdad, kumtuan përfaqësuesit e forcave të sigurisë dhe burimeve policore.
Shtatë auto-bomba shpërthyen në lagje të ndryshme. Në sulmet ka 59 të lënduar.
Dy automjete janë hedhur në erë në afërsi të stacionit policor.
Deri tani askush nuk e ndërmori përgjegjësinë për sulmet, por në të kaluarën sulmet e tilla në vende me shumicë të popullatës shiite i kanë organizuar kryengritësit sunitë.
Në sulmet në Irak për çdo ditë vdesin mesatarisht nga 25 persona, nivel shumë i afërt me mesataren e vitit 2008, kur vendi mezi rikuperohej nga konfliktet e përgjakura fetare pas invazionit amerikan në vitin 2003.
