Maqedoni

Shtëpia e Bardhë, udhëzime plotësuese lidhur me migrimin

02.02.2017 11:28

Shtëpia e Bardhë ka publikuar udhëzime plotësuese lidhur me urdhrin ekzekutiv të presidentit, Donald Trump, për migrim...

Në bazë të udhëzimeve plotësuese qartësohet se personave me lejeqëndrim të rregullt ose ata që e kanë të ashtuquajturën “kartë jeshile”, nuk u duhet leje e posaçme për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
 
“Atyre më nuk u duhet leja nëse ata janë banorë të përhershëm legalë” dhe Shtëpia e Bardhë ka publikuar udhëzime plotësuese për ta qartësuar këtë çështje, tha mbrëmë vonë zëdhënësi i presidentit Donald Trump, Sean Spicer.
 
Çështja e kufizimeve për personat që i kanë “kartat jeshile” ishte ndër elementet më konfuze të urdhrit të nënshkruar më 27 janar, me të cilin përkohësisht ishte ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara e refugjatëve dhe e vizitorëve nga shtatë vende me popullatë shumicë myslimane.