Botë

Greqi, bujqit ia mësyjnë Selanikut me traktorë

02.02.2017 12:47

Bujqit grekë, të cilët prej disa ditësh po protestojnë kundër tatimeve dhe reformave pensionale të Qeverisë, sot ia kanë mësyrë me traktorë qendrës së Selanikut...

Aksioni parasheh protesta me rastin e hapjes së sotme të ekspozitës “Zooteknika”. Njëkohësisht vazhdojnë bllokadat në akset kryesore rrugore në vend, ku në disa vende janë simbolike, ndërsa në të tjera bllokadat mbahen në interval të caktuar.

Teknikë bujqësore dhe prani të përforcuar policore ka tek postblloku Promhon-Kula në kufirin me Bullgarinë, ku qarkullimi momentalisht zhvillohet normalisht.

Kufiri me Maqedoninë në kalimin Evzoni është i mbyllur. Bujqit paralajmërojnë se të dielën do të vendosin nëse do të vazhdojnë protestat.