LA LIGA-PREMIER LIGA

Kosta i bashkohet Çelzit para Botërorit “Brazil 2014”

13.05.2014 16:25

Shuma të cilën Atletiko Madridi e kërkon për shërbimet e spanjollit të naturazlizuar është 32 milion sterlina………..

Ylli i Atletiko Madridit, Diego Kosta mund ti bashkohet Çelzit që para fillimit të Kampionatit Botëror në Brazil, që starton në muajin qershor. Dëshira e trajnerit të Çelzit, Hoze Murinjo është që të bëjë një transferim bombë menjëherë pas përfundimit të sezonit, në të cilin nuk arriti të fitojë asgjë pas rikthimit që bëri në “Stemford Brixh”.

Shuma të cilën Atletiko Madridi e kërkon për shërbimet e spanjollit të naturazlizuar është 32 milion sterlina. Çelzi shpejton të finalizojë transferimin e tij që tani, para se të paraqiten edhe konkurrentë të tjerë për blerjen e Kostas.

Në këtë mënyrë ndeshja finale e 24 Majit kundër Realit të Madridit, mund të jetë ndeshja e fundit për Deigo Kostan që do ta zhvillojë me fanellën e Atletiko Madridit.