Maqedoni

Agjencia për punësim, punë praktike për të rinjtë me mundësi punësimi

02.02.2017 14:09

Të rinjtë e papunë deri moshën 29 vjeç, që kanë mbaruar shkollës e mesme dhe të lartë...

Të rinjtë e papunë deri moshën 29 vjeç, që kanë mbaruar shkollës e mesme dhe të lartë, do të kenë mundësi të kyçen në punë praktike përmes projektit “Mbështetje për punësimin e të rinjve”, si grand i tretë i Agjencisë për punësim. Të rinjtë jo vetëm që do të aftësohen, por njëkohësisht do t’u takojnë edhe mjete financiare prej 6200 denarë në muaj.
 
“Kjo është një shancë shumë e mirë për të gjithë të rinjtë që të mund të marrin pjesë në këtë projekt, të bëjnë praktikë që do të zgjasë 3 muaj dhe do të kenë mundësi të punësohen në kompanitë që do të marrin praktikën. U bëj thirrje të gjithë kompanive që të marrin pjesë dhe të aplikojnë, kjo është mundësi e mirë, sepse edhe shpenzimet i mbulon Agjencia për punësim”,- deklaroi zëvendësdrejtori në Agjencinë për punësim, Arben Ziberi.
 
Projekti edhe këtë vit përkrahet nga Bashkimi Europian, të cilët shprehen të kënaqur me mbarëvajtjen e deritanishme.
 
“Jemi të kënaqur që do të vazhdojmë me këtë projekt, i cili ka treguar rezultate, duke marrë parasysh se punësimi është mjaft i rëndësishëm dhe shkak kryesor i punësimit është imagjinata se si të arrijmë deri te vendi i punës”,- tha përfaqësuesi nga BE, Nikolla Bertolini.
 
Për realizimin e këtij projekti janë të parapara 18 milionë e 915 mijë denarë  dhe ai do të përfshijë 1000 persona. Vitin e kaluar kanë marrë pjesë rreth 3.157 të interesuar për punësim, nga të cilët 1.872 janë punësuar.
 
VLORA LATIFI