Maqedoni

Konferencë ndërkombëtare në Shkup “Politika e re europiane për kohezion social”

02.02.2017 14:35

Përfaqësues të sindikatave nga 10 vende të rajonit dhe BE-së morën pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar në Shkup...

Përfaqësues të sindikatave nga 10 vende të rajonit dhe BE-së morën pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar në Shkup me temë “Politika e re europiane për kohezion social”. Konferenca u organizua nga Sindikata e Arsimit dhe Shkencës, me mbështetje të BE-së.
 
“Dialogu social është një nga shtyllat e BE-së, ashtu që për një vend si Maqedonia që është në bisedime për anëtarësim në BE, gjithsesi dialogu social është një nga çështjet kyçe në të cilat duhet punuar dhe të njëjtat të promovohen dhe avancohen”,- deklaroi zëvendëskryetari i Lëvizjes demokratike kristiane në Itali, Pjerxhorxhio Shakua.
 
“Në këtë konferencë do të shkëmbejmë shumë përvoja të cilat do të jenë të një rëndësie të veçantë, të shohim se ku ndodhet Maqedonia rreth kësaj çështje, të shohim se si funksionojnë sindikatat europiane dhe cili është drejtimi i tyre për avancimin e gjendjes në Maqedoni në fushën e sindikatave dhe partneritetit social”,- theksoi kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedelkov.
 
Qëllimi i konferencës është bashkëpunimi ndërmjet lëvizjeve të punëtorëve dhe të drejtave të tyre, me qëllim të vendosjes së partneritetit midis sindikatave për kohezion social, u tha në konferencë.
 
REJHANE BUSHI-METAJ