Maqedoni

660 kandidatë për policë në protestë, MPB: Trajnimet policore fillojnë së shpejti

02.02.2017 16:20

660 kandidatë për policë të pranuar për të ndjekur trajnimet në konkursin 2016-2017...

660 kandidatë për policë të pranuar për të ndjekur trajnimet në konkursin 2016-2017, protestuan para MPB-së duke kërkuar të fillojnë sa më parë me trajnimet e tyre policore, që tashmë po vonohen prej  4 muajsh.
 
“Nuk e dimë se ku qëndron problemi që ende nuk kemi filluar me  trajnimet policore. Në takimin me ministrin e Brendshëm morëm përgjigje se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt dhe ne na mbetet të presim”,- deklaroi kandidatja për police, Aleksandra Nikollovska.
 
Kandidatët për policë në konkursin e fundit janë ndarë në tre grupe. Grupi i parë, i përbërë prej 432 kandidatë, veç më ka firmosur kontratë për të ndjekur trajnimet policore, grupi i dytë, prej 150 kandidatë të tjerë që kanë arritur rezultate pozitive, do t’i firmosin kontratat e tyre javët në vijim, ndërsa grupi i tretë, prej 78 policëve të tjerë, për të cilët janë vonuar trajnimet, do të duhet t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore dhe testeve të sigurimit shtetëror, e më pas të fillojë trajnimi për të gjithë, informojnë nga kabineti i ministrit të Brendshëm, Agim Nuhiu.
 
REXHEP QAMILI