Botë

ShBA, lufta anti-ekstremizëm, administrata “Trump”: vetëm ndaj islamit radikal

02.02.2017 17:12

Administrata “Trump” thotë se modifikimi dhe riemërimi i programit qeveritar synon krijimin e një strategjie...

Administrata “Trump” thotë se modifikimi dhe riemërimi i programit qeveritar synon krijimin e një strategjie për t’u përballur me të gjitha ideologjitë e dhunshme, duke e fokusuar vetëm mbi ekstremizmin islamik.

Sipas “Reuters”, programi “Ndalimi i ekstremizmit të dhunshëm” mund të ndryshojë dhe të quhet “Ndalimi i ekstremizmit islamik” apo “Ndalimi i ekstremizmit radikal islamik”.

Në një rast të tillë, programi nuk do të shënjestronte më grupe si “Supremacistët e bardhë” që kanë kryer sulme me bomba dhe armë në ShBA.

Programi aktual ka si qëllim që të ndalojë grupe apo individë që të kryejnë sulme në ShBA përmes partneriteteve me komunitetet dhe programet edukative.

Por, ky program, i cili fokusohet mbi rezidentët në ShBA dhe është i ndarë nga përpjekjet ushtarake për të luftuar ekstremizmin online, është kritikuar edhe nga një pjesë e mbështetësve të tij si joefektiv.

Por, të tjerë mendojnë se përqendrimi vetëm tek Islami radikal do të izolonte më shumë se 3 milion amerikanë që praktikojnë Islamin paqësisht.