Maqedoni

Ambasadorja Althauzer: vullneti politik, parakusht për dalje nga kriza

02.02.2017 18:28

Ambasadorja gjermane, Kristine Altauzer, thotë se situata politike në Maqedoni ende është e rënduar...

Ambasadorja gjermane, Kristine Altauzer, thotë se situata politike në Maqedoni ende është e rënduar dhe është i nevojshëm vullnet politik që të dilet nga kjo gjendje.
 
“Situata politike në Maqedoni ende është e rëndë, ndërsa vullneti politik është gjithmonë një parakusht për një përparim politik. Në këtë kontekst presim që haptazi presidenti Ivanov t’i pranojë qëndrimet e të gjitha partive politike. Ne do të vazhdojmë t’i përkrahim proceset e reformave në vend për më shumë kushte të mira demokratike”,- tha ambasadorja Altauzer.