MPJ ruse për situatën në Maqedoni: thellim serioz i krizës me ndikim nga jashtë
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë konstaton se kriza politike në Maqedoni mund të thellohet seriozisht nga ndikimi i fuqishëm i jashtëm...

Nga MPJ thonë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të shkaktuara artificialisht, që u mbajtën më 11 dhjetor të vitit 2016, nuk kontribuuan për zgjidhje të situatës.
“Nën slloganet pseudodemokratike vazhdon ndikimi i thellë i jashtëm ndaj forcave politike në Maqedoni”,- thuhet në reagimin nga MPJ-ja ruse.
Qëllimi, siç po duket, është që perëndimi të pastrojë me politikanët maqedonas, të cilët nuk i pëlqejnë edhe krahas vullnetit qartë të shprehur të qytetarëve në zgjedhje në dobi të Koalicionit për Maqedoni më të mirë, të kryesuar nga Nikolla Gruevski dhe BDI-së të Ali Ahmetit.
Nga MPJ-ja ruse theksojnë se “trazira të posaçme shkakton fakti që në Maqedoninë multietnike dhe multikulturore, ku kishte konflikte të rëndë ndërkombëtare, politikanët nga njëra bashkësi etnike në bazë të kërkesave ultimative të diktuara nga jashtë zgjedhin se cili nga blloqet e bashkësisë tjetër të hyjë në përbërjen e koalicionit të ardhshëm qeveritar.
Jemi të bindur, - potencojnë nga MPJ-ja ruse, - se vetëm me refuzim të ndikimeve të dëmshme të jashtme dhe me fokusim në demokracinë e vërtetë, dhe zgjidhjen e pavarur të problemeve të brendshme do të vijë deri te përforcimi i besimit midis popujve të cilët jetojnë këtu dhe formim të klimës rajonale për siguri”.
