Maqedoni

Letra e kongresmenëve, reagon Ambasada e ShBA-ve

02.02.2017 19:51

Ambasada e ShBA-së në Shkup mirëpret interesin e shprehur nga Kongresi lidhur me aktivitetet e punës së saj...

Në përgjigjen e Ambasadës amerikane rreth letrës së 6 kongresmenëve republikanë,  rreth aktiviteteve të ambasadorit Bejli në kuadër të zhvillimeve politike në vend, por edhe projekteve që mbështetet ai, theksohet se do të jepet përgjigje adekuate.

“Mirëpresim interesin e shprehur nga Kongresi si dhe mundësinë për të ofruar informacione rreth aktiviteteve tona në kontekst të punës sonë për të arritur qëllimet tona. Ne po i përgjigjemi këtij interesi ashtu siç është kërkuar”,- theksuan nga Ambasada.

Sa iu përket çështjeve që kanë të bëjnë me Maqedoninë, nga Ambasada e ShBA-së thanë se i ofrojnë informacione Byrosë për çështje legjislative për llogari të tyre.