Maqedoni

Mot i ndryshueshëm me periudha me diell

03.02.2017 09:02

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell, ndërsa në pjesët e skajshme perëndimore do të ketë reshje lokale të kohëpaskohshme të shiut...

Nëpër fushëgropa do të ketë mjegull, por nga mesi i ditës do të ketë heqje të mjegullës. Në viset më të larta dhe në male do të jetë më ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri dy gradë, ndërsa e ditës prej pesë deri 13 gradë.
 
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, në mëngjes me mjegull dhe i qetë, nga mesi i ditës do të ketë heqje të mjegullës e cila në orët e natës sërish do të formohet. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri minus dy, ndërsa e ditës do të ngritet deri pesë gradë.
 
Në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm me periudha me diell dhe me dukuri të mjegullës nëpër fushëgropa dhe lugina lumenjsh. Do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat do të jenë më të përhapura në pjesët perëndimore të vendit. Të hënën pritet që reshjet të zgjerohen çdokund dhe të jenë më intensive. Nga fundi i ditës do të kalojnë në borë në viset më të larta dhe në male./Mia