Botë

Të shtëna me armë pranë një qendre tregtare

03.02.2017 11:31

Një ushtar ka hapur zjarr në afërsi të një qendre tregtare pranë Muzeut të Luvrit në Paris....

Sipas mediave franceze, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites.
 
Sipas të përditshmes “L’Express” një person i armatosur me thikë ka sulmuar një patrullë ushtarake duke shkaktuar dhe reagimin e këtyre të fundit, të cilët u janë përgjigjur me armë. 
 
Paraprakisht i dyshuari mësohet se ka mbetur i plagosur. Dyshohet se ai po tentonte të futej në muze.
 
Në llogarinë e tij në Twitter, Ministri i Brendshëm francez shkruajti se kemi të bëjmë me një ngjarja që cënon sigurinë publike. Ai tha se policia është dërguar në vendngjarje, ndërsa e gjithë zona përreth është evakuuar./tvklan.al