Botë
Duterte për drogën: Kam vrarë 3000 njerëz, nëse duhet do vras akoma
03.02.2017 12:30
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë se do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv që autorizon...

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë se do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv që autorizon ushtrinë për t’u bashkuar në luftën kundër drogës, të cilën ai e ka konsideruar “kërcënim për sigurinë kombëtare”.
Presidenti theksoi gjithashtu se nuk ka nevojë për kompetenca shtesë të rendit ushtarak në veprim, duke thënë se nuk është e nevojshme shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.
Reagimi vjen një ditë pasi Ministria e Mbrojtjes i kërkoi presidentit që t’i hapte rrugë trupave ushtarake të angazhoheshin në luftën kundër drogës.
Ministria tha se kishte nevojë për një urdhër zyrtare në lidhje me këtë rast. Më shumë se 7,000 njerëz janë vrarë në fushatën anti-drogë që ka ndërmarrë presidenti Duterte, fushatë e cila ka nisur rreth 7 muaj më parë, kur ai mori pushtetin.
