Botë

Rumani, 300 000 njerëz në demonstrata, presidenti: Jam i impresionuar

03.02.2017 13:06

Kryeministri i Rumanisë ka refuzuar që të shfuqizojë ligjet që kritikët thonë se synojnë që të lënë të lirë zyrtarët e korruptuar që janë në burg...

Vendi po përballet me protestat më të mëdha popullore që pas rënies së komunizmit. Të paktën kështu vlerëson britanikja “Guardian”.

Presidenti ka kërcënuar se do të çojë në Gjykatën Kushtuese ligjet emergjente të qeverisë me synim për t’i ndalur ato. Ai ka thënë se ishte i “impresionuar” nga protestat, duke shtuar se rumunët janë të qartë se çfarë duan: sundimin e ligjit.

Në Bukuresht shpërthyen përleshje, ndërsa qindra e mijëra njerëz demonstruar nëpër Rumani gjatë dy netëve të fundit. Shishe dhe fishekzjarre u hodhën ndaj policisë dhe këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Të paktën 20 persona janë arrestuar dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Rreth 300 000 persona sfiduan temperaturat nën zero për të marrë pjesë në protesta që kanë shpërthyer në 50 qytete të vendit, ndërsa në kryeqytet morën pjesë 150 mijë njerëz.