MAQEDONI
USHT: Manifestimi kulturor ura me tri harqe
13.05.2014 18:13
Në kuadër të Manifestimit kulturorë Ura me tri Harqe, u bë një sërë prezantimesh artistike si ekspozita të përbashkëta...

Në kuadër të Manifestimit kulturorë Ura me tri Harqe, u bë një sërë prezantimesh artistike si ekspozita të përbashkëta, performanca dhe trajnime të ndryshme ku protagonist kryesor ishin vet studentët dhe pedagogët e Fakulteteve të Arteve të tri universiteteve USHT-së, Tiranës dhe Prishtinës.
Rektori i USHT-së Vullnet Ameti theksoi se me hapjen e ekspozitës ,,Ura me tri harqe”, po realizohet një nga projektet më të njohura kulturore të universiteteve publike shqiptare.
“Këto ngjarje në vetvete përmbajnë gjithë simbolikën e ngritjes sonë të përbashkët, në fushën e arsimit, shkencës dhe arteve, si dhe në sferën e bashkëpunimit mes universitete tona, në trekëndëshin e trungut tonë kombëtar, Tiranë, Prishtinë, Tetovë”, shprehet Rektori i USHT-së, Prof.Dr.Vullnet Ameti .
“Ne jemi njëjt tani, ne jemi një avangard, por jemi të gjithë shqiptar me ato mentalitetet aq sa karakteristikat tona, kemi një gjuhë një qëndrim dhe kjo duket qartë nga dëshira për bashkëpunim nga dëshira për të punue dhe nga jo vetëm qeveria e Shqipërisë por edhe Qeveria e Kosovës por edhe në Maqedoni po punohet fortë që ne të kemi një kalendar të përbashkët, të kemi një treg të përbashkët të artit dhe jo vetëm sigurisht”, shprehet Prorektori i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tiranës, Arben Llozi.
“Studentët tanë kur vinë muaji i Janarit e dinë që ura me tri harqe është në Maj e dinë që mbahet në mënyrë rotative në tri qendrat tona të Artit dhe kjo është një nxitje shumë e madhe edhe për pedagogët por edhe për studentët”, shprehet Dekani i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, Prof.Dr.Adem Rusinovci.
“Ura me tri harqe” është bërë pjesë e pashmangshme e tërësisë programore për tre institucionet tona. Nëpërmjet prezantimit të punimeve nga fusha e muzikës, artit skenik dhe arteve pamore, nga viti në vit pasqyron arritjet artistike, por edhe mbarëvajtjen e punës së institucioneve tona arsimore”, shprehet Deknai i Fakultetit të Arteve të USHT-së, Prof.Dr.Muhamer Sadiku.
Njëherit në kuadër të këtij manifestimi në Fakultetin e Arteve të USHT-së u mbajt edhe një koncert klasik ku performuan studentët e artit muzikor nga tri universitetet.
MIFTAR EMINI
