MPJ u apelon shteteve të rajonit: Merruni me problemet e juaja, jo me Maqedoninë
Maqedonia i ka dërguar porosi fqinjëve që të mos i përzihen Shkupit në punët e brendshme...

“Politikanët e rajonit po mundohen me çdo kusht të tërheqin vëmendjen në problemet e tyre të brendshme, duke ndezur zjarrin tek fqinjët, dhe kjo është në kundërshtim me vlerat europiane. Sigurisht se iu duket më tërheqëse që të merren me vendet fqinje, në kushte kur e kanë më të vështirë të merren me problemet reale të qytetarëve në shtetin e tyre amë”,- thuhet në komunikatën e MPJ-së.
Shkupi zyrtar i bën thirrje vendeve fqinje që të respektojnë sovranitetin e Maqedonisë, ku qytetarët iu kanë besuar përfaqësuesve të tyre politik.
“Megjithatë, do të ishte më mirë për të gjithë, që t’i përkushtohemi reformave të cilat janë më se të nevojshme, para se të ëndërrojnë për lidership dhe të krijojnë ndarje në rajon”,- thuhet në komunikatë.
