Maqedoni

“Aleanca për shqiptarët”: orientimi i shqiptarëve, pro BE dhe pro ShBA

03.02.2017 15:28

“Aleanca për shqiptarët” ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë rreth zhvillimeve të fundit në Maqedoni...

Sipas Aleancës, deklarata paraqet një tentim për ta ndërruar diskursin dhe orientimin politik të Maqedonisë, dhe në anën tjetër mbajtjen pezull të vendit në strukturat euroatlantike, duke e mbështetur binomin VMRO-BDI.

”Shqiptarët e Maqedonisë aspak nuk kanë nevojë që Shteti rus ta lexojë verdiktin e tyre politik, e aq më pak të japë vlerësime se kush duhet ta krijojë Qeverinë. Shqiptarët e Maqedonisë fuqishëm besojnë në misionin dhe qëllimin e Bashkimit Europian, duke kontribuuar në vazhdimësi për t`u bërë pjesë e saj, njëkohësisht anëtarësimi në NATO ngelet pikësynim dhe aspiratë e përhershme e shqiptarëve të Maqedonisë. Andaj, mbështetja ruse ndaj pushtetit aktual është tendencioze, për të cilën gjykojmë se thellon krizën dhe nuk kontribuon në kthimin e demokracisë perëndimore”,- thuhet në reagimin e Aleancës.