Maqedoni

“Jugohromi”- sindikata kërkon fillimin e punës, Ahmeti: Filtrat, zgjidhja e vetme për të gjithë

03.02.2017 16:21

Sindikata e të punësuarve në “Jugohrom” ka rikërkuar nga ministri i Ambientit Jetësor, Bashkim Ahmeti, të lejojë hapjen e kombinatit...

Nga Sindikata kërcënojnë se do të rifillojnë protestat nëse qeveria nuk merr ndonjë vendim në interes të punëtorëve. 
 
“Nëse nuk arrihet që punët në atë stacion filtrues të përmbyllen në afatin e caktuar, atëherë ne vetë do të kërkojmë mbyllje të përhershme të kombinatit. Nuk po investohet në atë projekt”,- deklaroi kryetari i Sindikatës së punëtorëve të “Jugohromit”, Bajram Amiti.
 
Ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti, thotë se është i interesuar që asnjë familje mos të mbetet pa të ardhura mujore dhe asnjë punëtor mos të mbetet pa vendin e punës.
 
Por, ai ka qenë këmbëngulës se zgjidhja e vetme është vendosja e filtrave, me çka do të ruhet ambienti dhe shëndeti i qytetarëve, si dhe vendet e punës të të punësuarve në “Jugohrom”.
 
Ahmeti njoftoi se do të përkrah çdo iniciativë për paketë sociale në dobi të punëtorëve të “Jugohromit”.