Maqedoni
177 ditë me ndotje në 2016, edhe sot grimcat PM10 tre herë më shumë se e lejuara
03.02.2017 16:27
Qytetarët e Shkupit gjatë vitit të kaluar kanë thithur ajër të ndotur me koncentrime të larta të grimcave PM 10...

Qytetarët e Shkupit gjatë vitit të kaluar kanë thithur ajër të ndotur me koncentrime të larta të grimcave PM 10, mes 145 dhe 177 ditëve të vitit, tregojnë të dhënat e stacioneve matëse në Ministrinë e Mjedisit Jetësor.
Gjatë nëntorit, dhjetorit dhe janarit ka qenë ajri më i ndotur dhe janë regjistruar koncentrime të grimcave PM10 mbi të lejuarën. Ndotje të ajrit ka edhe gjatë muajit të parë të vitit.
Tejkalim është regjistruar në mbi 20 ditë që nga 1 janari. Mëngjesin e sotëm në komunat e Shkupit grimcat MP10 lëvizin nga 197,49 në Karposh, 162,79 në Qendër, 148.18 tek Rektorati, 101,57 në Milladinovc, Lisiçe 97.99 dhe 96.88 në Gazi Babë. Përqendrime të lejuara të grimcave PM10 në metër kub janë 50 mikrogramë.
