“Besa”: Shkollat e Çairit prej të hënës pa ngrohje; Demanton komuna: Dezinformatë për pikë politike
Lëvizja “Besa” ka njoftuar sot se prej javës së ardhshme procesi mësimor për shkollat fillore “7 Marsi”, “Rajko Zhinzifov” dhe “Vasil Gllavinov” do të zhvillohet pa ngrohje...

Sipas “Besës”, mungesa e ngrohjes është për shkak të borxhit gjysmë milion euro që komuna e Çairit nuk e ka paguar tashmë dy vjet me radhë.
Por, nga komuna e Çairit demantojnë se tre shkollat do të mbeten pa ngrohje dhe dënojnë ashpër tendencat për dezinformimin e opinionit dhe çdo përpjekje të subjekteve të ndryshme partiake për të përfituar pikë të ulëta politike në kurriz të nxënësve.
Ndërprerje të sistemit të ngrohjes në shkollat fillore në territorin e komunës së Çairit nuk ka pasur gjatë gjithë sezonit dimëror dhe nuk do të ketë deri në përfundimin e tij.
Prioriteti ynë kryesor gjatë gjithë kohës ka qenë dhe mbetet sigurimi i kushteve sa më të mira për një sistem kualitativ arsimor, thonë nga komuna e Çairit.
