Zhbogar: 61 firma mblidhen lehtë, kujdes reformat
Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, thotë se nuk do të jetë e vështirë të mblidhen 61 deputetë për emërimin e mandatarit të ri për formimin e Qeverisë së re...

E rëndësishme, sipas tij, është që pushteti i ardhshëm të jetë pro reformave që kërkohen nga BE-ja.
“Ne si BE ndjekim gjithë procesin. Të gjithë partitë politike duhet të jenë thellësisht të angazhuara në agjendën drejt BE-së. Ne mendojmë se nuk do të jetë e vështirë të mblidhen 61, madje edhe më shumë se 61 nënshkrime. E rëndësishme është që Qeveria e re të jetë e përkushtuar për reforma. D.m.th. është i nevojshëm koalicion për reforma dhe për këtë mendojmë që nuk do të jetë e vështirë të mblidhen këto nënshkrime për koalicionin që do të angazhohet për reformat e kërkuara nga BE”,- tha euroambasadori Zhbogar.
