Maqedoni

Gripi i shpendëve, në fshatin Morishtë nuk ka raste të reja

03.02.2017 18:09

Pas sigurimit të shtrishave të reja nga shpendët, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka konstatuar që tani për tani ne fshatin Morishtë të Strugës...

Pas sigurimit të shtrishave të reja nga shpendët, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka konstatuar që tani për tani ne fshatin Morishtë të Strugës nuk ka raste të reja të shpendëve të infektuar nga gripi.
 
Sipas drejtorit të kësaj agjencie,  Zoran Popovski, tashmë 5 ditë rresht po bëhet mbikëqyrje e vazhdueshme dhe është konstatuar se rezultatet po dalin negative. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se gripi nuk mund të shfaqet përsëri, sepse i njëjti përhapet përmes shpendëve të egra, theksoi Popovski. 
 
“Në aksionin për shuarjen e gripit të shpendëve, i detektuar më 27 janar, për pesë ditë janë shkatërruar pa dëme gjithsej 1950 lloje të shpendëve, pula, pëllumba, pata, të cilat më pas janë dërguar në deponinë në Strugë. Shkatërrimi është kryer në përputhje me standardet europiane, ndërsa e kanë kryer 56 persona në ekipe nga tre persona, veterinerë dhe ekspertë në shoqëritë veterinarike. Të përfshirë ishin edhe ekipe nga Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra për Menaxhimin me Kriza dhe Vetëqeverisja Lokale”,- deklaroi drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Popovski.
 
Nga Agjencia për Ushqim sërish apelojnë deri tek qytetarët t’i paraqesin rastet  e gripit të shpendëve tek organet kompetente, sepse kjo sëmundje hyn në kategorinë e sëmundjeve të rrezikshme tek shpezët. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ