Maqedoni
Rasti “Kumanova”, u mbajt seanca e fundit me dyer të mbyllura
03.02.2017 19:17
U mbajt seanca e 43 me radhë dhe e fundit me dyer të mbyllura për rastin “Kumanova”...

Avokati mbrojtës, Mefail Arsllani, u shpreh se të akuzuarit nuk patën ankesa për keqtrajtime të mundshme dhe se gjithçka u zhvillua në rregull.
Ai gjithashtu shtoi seancat e radhës do të zhvillohen me dyer të hapura, ku avokatët mbrojtës do të kenë mundësi të paraqesin dëshmitë e tyre në favor të të akuzuarve.
“Sikur që jeni të njoftuar, gjithçka u zhvillua në rregull, nuk pat ankesa prej klientëve tanë për maltretime. Vazhduan dëshmitë e koduara të shpalosura nga prokuroria, ku kanë mbetur edhe shumë pak dëshmi që të përfundojmë me dëshmitë e kodara dhe më 7 shkurt vazhdojmë me dëshmitë tona, me dëshmitë e palës mbrojtëse”, deklaroi avokati mbrojtës, Mefail Arsllani.
Në seancën e radhës pala mbrojtëse do të prezantojë dëshmitë e saj, e cila madje si dëshmitarë ka ftuar shumë politikanë, thonë avokatët mbrojtës.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
