Botë

IN MEMORIAM

03.02.2017 20:12

Në moshën 85 vjeçare, ka ndërruar jetë shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Dritëro Agolli...

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të shkrimtarit. Prej 4 ditësh Agolli ndodhej i shtruar në spital për shkak të një sëmundjeje në mushkëri.  
 
Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, ai vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë.
 
Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Shën Petërburg. Ai ka punuar për shumë kohë si gazetar në të përditshmen “Zëri i Popullit” dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
 
 Krijimtaria e tij letrare është e pasur me gjini të ndryshme si: poezi, poema, tregime, romane, si dhe drama e skenarë filmash, që e kanë bërë fitues të disa çmimeve. Dritëro Agolli hyri në letërsinë shqiptare në vitet ’60, si protagonist i padiskutueshëm i saj.
 
Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare dhe u përkthye në disa vende të botës.