Maqedoni
Gjykata ndan dëshmitë, PPS i ankohet Apelit
03.02.2017 19:46
Prokuroria Publike Speciale njofton se Gjykata Themelore Shkupi 1 ka sjellë vendim për ndarje të një pjese të dëshmive të propozuara...

Prokuroria Publike Speciale njofton se Gjykata Themelore Shkupi 1 ka sjellë vendim për ndarje të një pjese të dëshmive të propozuara në akuzën e PP S-së për dhunën në Komunën Qendër.
Nga PPS kanë dorëzuar ankesë deri te Gjykata e Apelit për këtë vendim të Gjykatës, për shkak të, siç thonë ata, shkeljes thelbësore të dispozitave të Ligjit për procedurë penale.
PPS e ka paraqitur propozim-akuzën deri te gjykata më 15 shtator të vitit 2016 kundër 14 personave, prej të cilëve 5 persona janë akuzuar si nxitës dhe 9 persona si kryerësit direkt të dhunës. Këta persona në propozim-akuzë janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”’ në protestat para Komunës Qendër në vitin 2013.
Përveç kësaj akuze, PPS ka ngritur edhe një akuzë tjetër e cila lidhet me shkatërrimin dhe asgjësimin e pajisjeve për përgjim, por dhe dokumentacionit.
