Botë
Neutralizohet sulmi terrorist, mbyllet muzeu i Luvrit në Paris
03.02.2017 21:35
Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris u mbyll pak pasi u hap këtë të premte...

Para muzeut u dëgjuan të shtëna me armë nga një ushtar roje, i cili ishte kërcënuar nga një person i armatosur me thikë.
Agresori i armatosur me thikë kërkonte që të hynte në muze me një çantë dhe pasi nuk është lejuar nga ushtari, e ka kërcënuar atë me armën e ftohtë nën thirrjet “Allaku Ekber”.
Ushtari është kundërpërgjigjur duke i qëlluar me armë.
Për pasojë, agresori është plagosur rëndë.
Policia ka evakuuar menjëherë gjithë personelin dhe vizitorët që ndodheshin në muze dhe në një qendër tregtare aty pranë, ndërkohë që është vendosur edhe një perimetër i gjerë sigurie.
Ministri i Brendshëm francez e cilësoi si një “incident dhe kërcënim serioz të sigurisë”.
