Ahmeti, SHBA-të aleat të shqiptarëve dhe Maqedonisë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka realizuar takim....

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka realizuar takim me përfaqësues të Këshillit Atlantik Amerikan, me ç’rast ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj miqve të komunitetin ndërkombëtar.
“Shpreha mirënjohje të thellë për të gjithë miqtë tanë në komunitetin ndërkombëtar dhe në veçanti theksova mbështetjen e madhe dhe të parezervë për administratën amerikane në Shkup dhe në Uashington duke theksuar rolin vendimtar dhe bashkëpunimin tonë të sinqertë dhe të afërt në drejtim të realizimit të qëllimit tonë të përbashkët, shoqëri demokratike të integruar në vlerat e komunitetit euroatlantik”, ka thënë Ahmeti.
Kryetari i BDI-së poashtu ka theksuar se ShBA-të kanë qenë dhe mbeten aleat i shqiptarëve, i vendit tonë dhe i rajonit.
“Bashkëpunimi jonë me autoritetet amerikane në Maqedoni dhe në SHBA do të vijojë sepse ka qenë frytdhënës për të gjithë”, ka përfunduar Ahmeti.
