Dhuna nëkomunën qendër, gjykata ndan dëshmitë, PSP i ankohet apelit

04.02.2017 13:13

Prokuroria Speciale Publike njofton se Gjykata Themelore Shkupi 1...

Prokuroria Speciale Publike njofton se Gjykata Themelore Shkupi 1, ka sjellë vendim për ndarje të një pjese të dëshmive të propozuara në akuzën e PSP-së për dhunën në  Komunën Qendër.

Nga PSP kanë dorëzuar ankesë deri te Gjykata e Apelit për këtë vendim të Gjykatës, për shkak të,  siç thonë ata, shkeljes thelbësore të dispozitave të ligjit për procedurë penale. PSP e ka paraqitur propozim akuzën deri te gjykata më 15 shtator të vitit 2016,  kundër 14 personave prej të cilëve 5 persona janë akuzuar si nxitës dhe 9 persona si kryerësit direkt të dhunës.

Këta persona në propozim akuzë, janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”’ në protestat para Komunës Qendër në vitin 2013.

Përveç kësaj akuze, PSP ka ngritur edhe një akuzë tjetër e cila lidhet me shkatërrimin dhe asgjësimin e pajisjeve për përgjim, por dhe dokumentacionit.