VMRO-DPMNE vazhdon me sulmet ndaj Katica Janevës

04.02.2017 13:47

Nga partia e Gruevskit thonë se PSP u transformua në filial të LSDM-së....

“Për më shumë se një vit, Katica Janeva harxhoi më shumë se 4 milionë euro, ndërkaq nuk ka bërë asnjë hap me të cilin do ta bindte opinionin në punën e saj profesionale, objektive dhe profesionale”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga partia e Gruevskit thonë se PSP u transformua në filial të LSDM-së, duke treguar interes dhe duke ndërmarrë iniciativa vetëm atëherë kur duhej të shpëtohet nga përgjegjësia dhe krimi Zoran Zaevi.

“Kativca Janeva hoqi dorë nga “Puç“ dhe me atë plotësisht u vendos në anën e krimit. Katica Janeva është turpi i sistemit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga VMRO-DPMNE.