Dita ndërkombëtare e kancerit, ajri i ndotur, një ndër shkaktarët e kësaj smundje

04.02.2017 15:55

Në vendin tonë, por edhe në mbarë botën kanceri vazhdon të jetë një problem shëndetësor....

Në vendin tonë, por edhe në mbarë botën kanceri vazhdon të jetë një problem shëndetësor. 

Kjo sëmundje çdo vite e më tepër shënon rritje, dhe vetëm vitin e kaluar  në spitalin shtëtëror në Shkup janë trajtuiar mbi 4000 pacient.

Ky numër ka shënuar një rritje të lehtë thonë mjekët më rastin e ditës ndërkombetarë  në luftën kundër kancerit.

“Vitin që lamë pas kemi patur 4400 pacientë të rinjë,që do të thotë  kemi rritje të vogël  që ka qenë e pritëshme dhe që pritet të rritet dhe  viteve ne vijim. Rritja më së shumti ka të bëjë  me karcinomet e rënda.  Te femrat siç janë kanceri në gji, në vendin e dytë karcinomi korolektar, tek meshkujt kanceri i prostatës, në vendin e dytë vjen kanceri në mushkërit e bardha.  Po më i përhapur është kanceri korolektar” – thonë mjekët.

Mjekët  thonë se rreth 30% e vdekjeve nga kanceri ndodhin për shkak të rreziqeve kryesore të mënyrës së jetesës dhe sjelljes si mbipesha konsumimi i pakët i frutave e perimeve,ajri I ndotur në vend, mungesa e aktivitetit fizik, përdorimi i duhanit, përdorimi i tepruar i alkoolit etj

“Masa preventive të përgjithëshme që mund ti ndërmarrim janë, t’ju apelojmë njerëzve rekresacion sportive, lojra sportive të ndryshmë,të dalin në parqe të ndryshme me gjelbërim, shteti duhet të sigurojë rrugën për atletët, për biciklistët,. Sipas meje ajo që patjetër duhet  të bëhet, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve është që të rritet cmimi i cigareve së paku  100%, të mbahen kampanja për dëmet që i shkakton duhani sidomos tek gjeneratat e reja. Të kemi kujdes cfar konsumojmë, tu shmangemi sa më shumë ushqimeve të konzervuara të cilat përmbajnë koncentrate dhe janë kancerogjene. Dhe ajo cka është më me rendësi duhet të luftojmë të gjithë për ajër më të pastër sepse është një nga faktorët kryesor që shkakton kancer”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kanceri ka marrë rreth 7.6 milionë jetë në vitin që lam pas, Shumica e vdekjeve janë konsideruar të parakohshm. Vdekjet nga tumoret zënë vëndin e dytë në strukturën e vdekshmërisë së përgjithshme me 16%. Gjithashtu, 87.8% e vdekjeve nga tumoret janë mbi moshën 50 vjeç. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)