Familjet e përmbytura kërkojnë shtyerjen e afatit deri sa të përfundoj dimri
25 familje nga zonat e përmbytura në Shkup të strehuar në konviktin...

25 familje nga zonat e përmbytura në Shkup të strehuar në konviktin “Tome Stefanovski- Seniç” prej 10 shkurti do të mbesin pa strehim.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka marr vendim që të përmbyturit deri të premten e ardhshme të largohen prej këtij konvikti sepse ky dikaster nuk do t’i mbuloj më shpenzimet për qendrimin e tyre. Të revoltuar, ata kërkojnë ky vendim të shtyhet së paku deri në përfundimin e dimrit.
“Afër 240 persona mbetemi në rrugë. Këtu kemi njerëz të sëmurë. Çdo person i strehuar në këtë konvikt nuk ka ku të strehoet dhe autoritetet duhet të gjejnë ndonjë zgjidhje tjetër dhe të korigjohet ky vendim i Ministrisë. Me të vërtet nuk kanë ku të shkojnë, vetëm të hyjnë nëpër zyrat e ministrisë ose shtëpitë e tyre. Nuk është aspak human kjo që po e bëjnë. Si munden në mes të dimrit të na largojnë. Nuk kam ku të shkojë unë në këtë kohë, jam pa shtëpi, pa asgjë hiç” – tha Fatmir Gashi, koordinator i familjeve të përmbytura.
“Në cilën shtëpi të kthehem pas datës 10, kur nuk kam shtëpi. Vërshimet e 6 gushtit shkatruan gjithçka që pata, shtëpia është e shkatëruar deri themel”
“E ëma ime nuk ka ku të kthehet. Gjithçka është që pat në shtëpi është shkatëruar, ndërsa nga ana tjetër ajo është edhe e palevizshme. Dhe më tregoni ju ku ta çoj une pas 10 shkurtit” – thanë disa nga dfamiljarët e të përmbyturve për TVM2.
6 muaj pas vërshimeve shumë familje në Hasanebg vazhdojnë të qendrojnë larg shtëpive të tyre, në konvikte dhe tek te afërmit e tyre. Shumë shtëpi janë akoma të pa meremetuara, ndërsa ndër ta janë edhe shtëpitë e Jonuz Rushitit dhe vëllezërve të tij.
“Ata po thojnë të dalim prej 10 shkurtit nga konvikti, ndrësa ne jemi të gjithë të shkatërruar. Nuk kami ku të shkojmë, në këto shtëpi nuk jetohet më, duhet të ndërtohen nga themeli, se përndryshe jo. Dëmshpërblim na kanë dhënë, por ato nuk mjaftuan as për një dritare ose derë” – tha Jonuz Rushiti, një nga banorët e përmbytur.
Në njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për mediat thuhet se të gjithë personat e strehuar përkohësisht në konviktin “Tome Stefanovski- Seniç” dhe Qendrën për Edukim dhe Rehabilitim të fëmijëve “Partenija Zografski” duhet të kthehen në shtëpitë e tyre, pasi që ata, sipas të dhënave të Byrosë së ekspertizës gjyqësore ishin vizituar nga vlerësuesit dhe kanë marrë kompensimin e duhur nga shteti, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. (Rexhep Qamili, TVM2)
