Ushtarët kufitar të BE- së, patrullojnë kufirin Greqi - Maqedoni
Oficerë të agjencisë së kufirit evropian, FRONTEX....

Oficerë të agjencisë së kufirit evropian, FRONTEX, kanë filluar patrullimin kufitar mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Deri më tani, nëntë oficerë të Frontexit kanë ndihmuar agjencinë kufitare të Greqisë për të mos lejuar emigrantët të kalojnë kufirin,ndërsa më shumë pritet t’iu bashkohen atyre gjatë javëve në vijim. Operacioni planifikohet të zgjasë një vit.
Vitin e kaluar, kufiri në mes këtyre dy shteteve është shfrytëzuar nga banda kontrabanduese për të kaluar migrantët në Maqedoni nga Greqia, të cilët më pas do të vazhdonin rrugëtimin drejt Evropës. Por trafiku klandestin është zbutur shumë prej se disa vende ballkanike kanë mbyllur kufijtë e tyre si rezultat të një marrëveshjeje në mes të Bashkimit Evropian dhe Turqisë, për të kufizuar numrin e migrantëve. Megjithatë, mbi 62 mijë refugjatë dhe migrantë mbesin të ngujuar në anën greke të kufirit me shpresën se mund të shkojnë drejt vendeve të Evropës veriore për të jetuar dhe punuar.
