MAQEDONI

Orav: Dibra është në Evropë

13.05.2014 18:28

Me projektet e perkrahura si me sallen e sportit te qytetit dhe pateken e kembesoreve...

Me projektet e perkrahura si me sallen e sportit te qytetit dhe pateken e kembesoreve mes dy dibrave po deklaroj se Dibra eshte ne Europe tha  me rastin e turit të autobusit të BE-së, sot në dibër Euroambasadori Aivo Orav, ai me tej potencoi se ky projekt është shumë i suksesshëm për afrimin e BE-së me popullatën lokale.
 
Jemi ketu qe të perkrahim Maqedoninë dhe Shqipërinë ne rrugen drejt bashkimit europian në të cilën shpresoj që shumë shpejt të antarsohen të dy vendet.
 
Ndërkaq Kryetari i komunës së dibrës Ruzhdi Lata para Ambasadorëve të tetë vendeve të Bashkimit europian  që ishin të pranishëm   nënvizoi se ne duam antarsim sa më të shpejt ne BE dhe Nato me cka do të krijohret hapsirë për punësim dhe siguri në vend.
 
Euroambasdori dhe i pari i Dibrës Lata vunë themelin e fillimeve të proektit ndërkufitar mes dy dibra ku në të dy anët e kufirit do të ndërtohet patekë për ciklizem dhe këmbësor, nga 17 kilometra në të dy anët, ajo ne Diber do te ndertohet nga banja e Banjishtit perskaj malit deri ne banjen e kosovrastit.
 
ATLI DEMA