Mitrovicë, forca të shtuara të policisë afër murit

05.02.2017 13:32

Sot do të rrënohet muri i ndërtuar ilegalisht pranë urës së lumit Ibër në Mitrovicë....

Sot do të rrënohet muri i ndërtuar ilegalisht pranë urës së lumit Ibër në Mitrovicë.

Marrëveshja është arritur dje në Prishtinë mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunës së Mitrovicës Veriore.

Po e njëjta marrëveshje është votuar dje nga Asambleja Komunale e Mitrovicës Veriore. Po ashtu gjatë ditës së djeshëm janë bërë të gjitha përgatitjet për rrënimin e murit.

Muri i ndërtuar në pjesën veriore të Urës mbi lumin Ibër, ka ngritur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa për rrënimin e tij Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë.

Derisa pritet rrënimi i murit në Mitrovicën e veriut, tanimë aty janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës. Gjithashtu, afër murit është edhe një numër i madh i mediave vendore dhe ndërkombëtare.