Protestat në Rumani detyrojnë qeverinë ta pezullojë dekretin për korrupsionin
Kryeministri rumun, Sorin Grindeanu ka njoftuar se qeveria e tij do e pezullojë dekretin...

Kryeministri rumun, Sorin Grindeanu ka njoftuar se qeveria e tij do e pezullojë dekretin që disa vepra korrupsioni nuk i konsideron më vepra penale.
Vendimi është marrë pas gati një jave protesta masive nëpër Rumani. Grindeanu ka thënë se qeveria e tij do e mbajë një mbledhje gjatë ditës së sotme për ta pezulluar dekretin.
"Nuk dua që Rumania të jetë e ndarë", iu ka thënë Grindeanu gazetarëve. "Nuk mund të ndahet në dy pjesë", ka thënë më tej ai.
Më 4 shkurt, policia ka thënë se deri në 330 mijë protestues kanë demonstruar në atë që po konsiderohet si protesta më e madhe prej atyre të vitit 1989 që rrëzuan nga pushteti diktatorin komunist, Nikolla Çaushesku.
Derisa njoftimi u transmetua drejtpërdrejt në televizion, sipas policisë 170 mijë demonstruesë kanë qëndruar pranë zyres së kryeministrit duke thirrur, "dorëhiqu".
