LSDM kërkon ndryshime urgjente në shëndetësi, Maqedonia e para në Evropë për vdekshmeri të lartë

05.02.2017 15:52

Maqedonia është njëra nga dy vendet e para në Evropë me rezultate më të kqija në fushën e shëndetësisë....

Maqedonia është njëra nga dy vendet e para në Evropë me rezultate më të kqija në fushën e shëndetësisë, për shkak të vdekshmërisë së lartë.

Për këtë sa më shpejt duhet të merren masa për mbrojtjen e shëndetit të  qytetarëve, thanë nga LSDM-ja.

Sipas analizave të bëra deri më tani, Maqedonia rangohet e para në  Evropë për numrin e lartë të vdekjeve nga sulmi në tru dhe atyre që vuajnë nga depresioni, tha Mehmedoviq.

“Hulumtimet e bëra për vitin 2016 tregojnë se Maqedonia është në pozitën e 34 për nga rezultatet e këqija shëndetësore, prej gjithsej 35 vendeve evropiane. Ajo rradhitet në vendin e parë  në Evropë, për nga numri I vdekjeve si pasojë e sulmit në tru.  Maqedonia është e dyta në Evropë për nga numri I vdekjeve, si pasojë e kancerit në gji. Ndërsa ky vend rangohet ne venditn e tretë në Evropë për nga numri I lartë I atyre që vdesin nga kanceri në përgjithësi. Ajo rradhitet në vendin e parë për nga numri I atyre që vuajn prej depresionit” – tha Zllate Mehmedoviq nga rradhët e LSDM-së.

Sipas tyre, reformat e ashtuquajtura në shëndetësi nuk vlejnë farë sepse qyrtetarët ballafaqohen me të njëjtat problem cdo ditë.

“Termini im, koha e pritjes, reformat e ashtuquajtura janë vetëm farsë që nuk funksionon në realitet. Qytetarët e dinë se nga sa kohë u nevojitet që të vijnë deri te mjeku i vërtetë i cili do t'ua caktojë diagnozën e vërtetë. E dinë se më shumë kohë kalojnë në korridoret spitalore se në ordinancë. E dinë se nuk mund të vijnë drejt trajtimit përkatës shëndetësor pasi që ose aparatet janë të prishura, ose nuk ka aparate, prandaj ridërgohen nga klinika në klinikë, ndërsa çdo ditë shëndeti i tyre është gjithnjë e më i keq” – u shpreh Zllate Mehmedoviq nga rradhët e LSDM-së.

Kjo është si pasoj e gënjeshtrës së ministrit të shëndetësisë ,Nikolla Todorov se gjoja po bën reforma në shëndetësi , e vërteta është se suksesi më I madh I tyre janë tenderat prej të cilëve janë pasuruar qeveritarët ndërsa qytetarët vezhdojnë të vuajnë varfërinë, tha Mehmedoviq. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)