Ajri i ndotur ankth për qytetarët, ekologët: Të sillen masa afatgjate për këtë problem
Maqedonia po ngulfatet në smog dhe mjegull.....

Maqedonia po ngulfatet në smog dhe mjegull. Në Shkup është ndezur dritën e alarmit për ndotjen e ajrit. Mbrëm në Qendër, Karposh, Gazi Babë, Lisiçe si dhe në disa qytete të tjera të vendit është tejkaluar kufiri për 24 herë më shumë e ngrimcave PM 10 dhe PM 2.5. Qytetarët ankohen. Ajri është aq i ndotur sa që në daljen e parë nga shtëpia mënjëherë ju zihet fryma.
“Prej ndotjes së arjit shpesh me vjen me koll dhe vjell dhe kam mundim dhe siklet”
“Kurr ka shumë mjegul dhe ndotje nuk dal jashtë, sepse une kam pasur 3 infarkte dhe 2 paraliza, plus më kanë venduar një stend dhe ajri i ndotur ma ndal frymën”
“Sipas meje njëjtë është. I kam 65 vjet dhe gjithmon ka qenë kështu”
“Kohët e fundit jam shqetësuar shumë, nga ndotja ka filluar të paraqitet alergji, ndërsa më ndryshohet zëri, nuk mund të flas”
“E kam vendosur këtë maskë mbrojtëse kundër ndotjes së ajrit që të mos më paraqiten probleme shëndetësore” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.
Ekologët për TVM-2 thonë se është koha e fundit që autoritetet të sjellin masa konkrete afatgjate për këtë problem. Organizatat joqeveritare ekologjike pyesin përse parat e qytetarëve të paguara përmes tatimeve të ndryshme në buxhet nuk dedikohen për uljen e ajrit të ndotur.
“Qytetarët përmes tatimeve të cigareve, derivative dhe regjistrimit të veturave paguajn shumë për ekologjinë e vendit. Ato mjete finaciare shkojn në buxhetin e shtetit, por nuk dedikohen për ekologjinë ose për të ulur ajrin e ndotur. Ne si OJQ dëshirojmë të dijm se sa para mblidhen në vit dhe ku të njëjtat shpenzohen” – tha - Jovan Mazganski nga OJQ “Ekolog”.
Për shkak të mjegullës së madhe gjatë ditës së sotme u anuluan disa fluturime dhe aterime në airoportin “Aleksandri i Madh” për në Stamboll, Zagreb dhe Barcellonë. Lidhja Automote e Maqedonisë u rekomandon qytetarëve vozijte e kujesshëme dhe shpejtësi e adaptuar në akset rrugore të cilën ka dukshmëri e zvogluar në rrugë. (Rexhep Qamili, TVM2)
