Qeveria e re, ja çfarë thonë BDI, VMRO dhe LSDM
Nga LSDM – ja thonë se janë në konsultime me disa nga partitë politike shqiptare....

LSDM: Jemi në konsultime me partitë shqiptare
Nga LSDM – ja thonë se janë në konsultime me disa nga partitë politike shqiptare prej të cilave kërkon përkrahje për marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë së re, por sipas tyre ato nuk janë zhvilluar në nivel liderësh dhe nuk informojnë se cilat janë kërkesat që I ka shtruar BDI-ja.
“Të gjitha këto informacione janë në kuadër të spekulimeve. Absolutisht nuk ka asnjë detaj të ri nga ajo që u kumtua një ditë më parë. Çfarë kërkon konkretisht BDI-ja nga ju? Nuk kemi akoma detaje që do t’i ndanim me opinionin. Kontakte ka në nivel tjetër. Liderët nuk janë takuar, që nga takimi publik për të cilin u informuat” – tha Damjan Mançevski nga rradhët e LSDM-së.
BDI: Nuk shpejtomë, kërkojmë zbatimin e platformës
Ndërkohë nga BDI thonë se nuk do të shpejtojë në marrjen e vendimit dhe do të kërkojnë zbatimin e platformës së përbashkët të partive shqiptare.
“BDI në asnjë mënyrë nuk do të ngutet, por do të vijoj të insistoj në arritje përmbajtjesore, pa presionin e kohës dhe afateve. Për BDI-në, zbardhja e tërësishme e së vërtetës bashkë me zbatimin e pritjeve shqiptare është parësore dhe e pakompromis. Vendimet tona dëshmuan qe ne nuk jemi peng dhe nuk i kemi borxh askujt, prandaj dhe insistojmë që e vërteta të del në shesh sa më parë – thanë nga BDI.
VMRO: Nuk lëshojmë pe, kërkojmë zgjedhje të reja
Nga VMRO-DPMNE nuk saktësojnë nëse do të përpiqen për të siguruar një mandat të dytë për partinë e tyre, por me këmbëngulje kërkojnë zgjedhje të reja.
“VMRO-DPMNE-ja me të gjitha forcat do të angazhohet që të respektohet vullneti i qytetarëve që më 11 dhjetori ishte fitore për VMRO-DPMNE-në. Nga kjo nuk heqim dorë” – tha Dragan Danev nga VMRO - DPMNE.
Për emërimin e mandatarit të dytë, presidenti Ivanov kërkoi 61 nënshkrime nga deputetët dhe një program që parasheh ruajtjen e karakterit unitar të vendit dhe reforma sistematike pas krizës. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
