Projektet dhe dobitë për nxënësit

05.02.2017 18:06

Puna me projekte është një nga format që po përdoret gjithnjë e më shumë në kohët e sotme....

Puna me projekte është një nga format që po përdoret gjithnjë e më shumë në kohët e sotme, kudo , por edhe neper shkolla.

Nxënësit e shkollës së mesme ekonomike Arseni Jovkov theksojnë deri më tani kanë marrë pjesë në projekte të ndryshme perfshi edhe ato me karakter ndërkombëtar. Këta të fundit  shprehen se këto projekte kanë ndikuar në  avancimin  e tyre intelektual. 

“Në një çfarë mënyre na ndihmon dhe na zgjeron horizontet  tona të njohurive  dhe na bënë të vetëdishëm për kapacitetin tonë  në qoftë se ne kemi vullnet për të ngritur  dhe për të qenë të bashkuar dhe për të njohur sa më mirë se si funksionojnë problemet  dhe si mund të detektohen problemet në shoqërinë tonë.  Dhe si munden atë sa më shpejtë të zgjidhen dh e ta ngrisim veten tonë dhe shoqërinë në mënyrë kolektive” – tha Vigan Rexhepi, nxënës.  

“Edhe ne si vitet e treta kemi fillaur përgaditjet për programe apo pjesë e sistemeve të ndryshme ndërkombëtare nëpër Evropë . Deri më tani nëpër aktivitete kombëtare që kemi marë pjesë këtu në Maqedoni kemi bashkëpunuar me lidhjen evropiane këtu në vend por edhe me organizata tjera . Gjithashtu ka edhe organizata që funksionojnë  brenda shkollës” – u shpreh  Sumeja Ramadani, nxënëse.

“Kemi marë në shumë projekte me karakter ndërkombëtar . Ajo që dua të them që për neve ka një rëndësi  qe kemi  punuar për shumë tema të ndryshme kemi marrë pjesë në shumë projekte  dhe na kanë mundësuar që neve të zhvillohemi intelektualisht. Ne jetojmë me nje vend multietnik  ku ka shumë nacionalitete të ndryshme,  për atë shkak na kanë ndihmuar me një gjuhë të përbashkët që kemi bashkëpunuar në nje gjuhë dmth në gjuhën angleze” – deklaroi Elemdina Emurllahu, nxënëse. 

TVM2  vizitoi vetem  shkollen e mesme te ekonomise, por sdo men se edhe nxënësit e te gjitha shkollave te mesme ne vend, me shum deshire e mirepresin  pjesemarrjen e tyre ne projektet nderkombetare  me qëllim të shkëmbimit te  ideve , si dhe kembimit te pervojave  me bashkëmoshatarët e tyre nga vendet e tjera. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)