Ismet Ramadani, koordinim edhe para mandatarit të ri
Pas dështimit të mandatarit të parë partitë politike shqiptare sërish duhet të vazhdojnë dialogun midis tyre....

Pas dështimit të mandatarit të parë partitë politike shqiptare sërish duhet të vazhdojnë dialogun midis tyre.
Kësaj radhe jo për të negocuar platformën e përbashkët por për të gjetur mënyrën e bisedimeve me mandatarin e radhës, vlerson analisti politik Ismet Ramadani.
Një gjë e tillë do tu ndihmonte në veprimin dhe koordinimin e tyre politik më tutje thotë ai.
“Unë mendoj se partitë politike shqiptare duhet të ulen bashkë edhe një herë pra të konfirmojnë se në në situatë të dhënë se si ata duhet të veprojnë kuptohet se aty nuk është problem i platformës por meqë ajo është firmosur dhe është platform me të cilën janë pajtuar së bashku dhe tani të gjejnë metodologjinë se si do t’i zhvillojnë bisedimet me mandatarët tjerë. Jam i bindur se edhe këtu do të gjenë pajtimin e tyre sepse ka indikacione se mund të negocohet mund të bisedohet kjo platformë” - analisti politik, Ismet Ramadani.
Vetëdijsimi i subjekteve politike shqiptare për të bashkpunuar duhet të vazhdojë edhe në ardhmen sepse një gjë të tillë e ka kërkuar kaherë elektorati shqiptarë sqaron Ramadani.
“Mendoj se duhet të vazhdojë bashkpunimi edhe atë jo vetëm kësaj radhe sepse ate gjithnjë e ka kërkuar elektorati shqiptarë dhe jam i bindur se dalngadalë strukturat e partive të ndryshme po vetëdijsohen se duhet të bashkpunojnë dhe mirë është që kohën e fundit këtë bashkpunim po e mbështet po në një mënyrë edhe po e koordinon edhe Prishtina edhe Tirana që janë sinjale të mira për shqiptarët në përgjithësi por edhe për shqiptarët në Maqedoni” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.
Në qoftë se vazhdojnë me komunikimin midis tyre subjektet politike shqiptare më lehtëdo ta kenë edhe qasjen ndaj negociatave por edhe ato t’i transformojnë në rezultate nënvizon analisti politik Ismet Ramadani. (Naim Ramadani, TVM2)
