Afganistan, moti i lig shkakton 38 viktima
Së paku 38 persona e humbën jetën në Afganistan...

Së paku 38 persona e humbën jetën në Afganistan për shkak të të ftohit të madh, reshjeve të rrëmbyeshme të borës, shiut dhe orteqeve në tre ditët e fundit.
“Gjashtëmbëdhjetë persona të tjerë janë lënduar në 25 provinca të vendit”, deklaroi zëdhënësi i shërbimit afgan për luftë me fatkeqësitë natyrore, Omar Mohamadi. Më së shumti është goditur Afganistani verior.
Gjashtëmbëdhjetë persona e humbën jetën dhe mbi dhjetë janë lënduar në provincat Badahshan dhe Sar e Pul, ku orteqet mbuluan shumë shtëpi.
Shumë rrugë në pjesën qendrore dhe veriore të vendit edhe më tej janë të mbyllura. Në autostradën Salang, që i lidhë Afganistanin verior dhe atë qendror, nga java e kaluar kanë rënë madje 33 orteqe.
