Mançevski: Urgjentisht të merren masa për ndotjen e ajrit
05.02.2017 19:37
Nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançevski, sot në një konferencë për shtyp...

Nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançevski, sot në një konferencë për shtyp kërkoi që urgjentisht të merren masa kundër ndotjes së ajrit, pasi siç tha, kanë kaluar 10 ditë që lejohet me ligj të thithet ajri i ndotur.
Mançevski gjithashtu propozoi disa masa që Qeveria e ardhshme sipas tij do t’i ndërmarrë, mes tyre edhe, gazifikimin e Shkupit, sigurimin e burimeve financiare për transport publik pa pagesë, subvencionimin e izolimit energjetik, të biçikletave dhe masa tjera.
