Protesta në Evropë për shkak të ndalesës së Trampit ndaj migrimit

05.02.2017 19:41

Mijëra evropianë të mllefosur nga ndalesa e presidentit amerikan Donald Tramp....

Mijëra evropianë të mllefosur nga ndalesa e presidentit amerikan Donald Tramp për hyrje në SHBA të migrantëve nga shtatë vende dominante islamike, demonstruan në disa qytete evropiane.

Në Londër u mbajt protesta më masovike, në të cilën u tubuan rreth 10 mijë persona, transmetuan mediumet franceze.

Mijëra demonstrues marshuan nga ambasada amerikane në Londër deri tek ndërtesa e Parlamentit, duke kërkuar nga qeveria që ta tërheqë ftesën për presidentin amerikan për vizitë në Britani të Madhe, transmetuan mediumet amerikane. Siç theksohet, dmeonstruesit kanë brohoritur “Tereza Mej, turp të kesh”. Kritikët e kryeministres britanike kundërshtojnë që nga vizita e saj në Uashington, kur ajo ia konfirmoi planet për vizitë kthyese të Trampit në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë verës.

Në Paris dhe Berlin në protesta dolën nga rreth njëmijë njerëz, prëderisa tubime më të vogla u mbajtën edhe në disa qytete britanike, përfshirë edhe Mançesterin dhe Birmingemin, transmetojnë mediat franceze.

Disa qindra demonstrues u tubuan edhe në kryeqytetin suedez, Stokholm, si dhe në Barcelonë.