Botë
Të paktën 107 persona e humbën jetën nga ortekët në Afganistan
06.02.2017 11:13
Të paktën 107 persona e humbën jetën nga ortekët në Afganistan ditëve të kaluara, kumtoi Qeveria...

Mbi 65 persona janë plagosur, ndërsa mbi 150 shtëpi janë rrënuar.
Ortekët, të cilët kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të Afganistanit, janë shkaktuar nga reshjet e rrëmbyeshme të borës.
Numri më i madh i viktimave të reja janë zbuluar në provincën verilindore Nuristan, e cila kufizohet me Pakistanin. Në dy fshatra të ngujuara nga bora janë gjetur 48 persona të vdekur./mia
