MAQEDONI

Zjarr ne Tetovë, dy familje pa kulm mbi kokë

13.05.2014 18:47

Nje fatkeqsi qe ka perfshire dy familje qe jetonin ne shtepite prane deponise se mbeturinave ne Tetove...

Nje fatkeqsi qe ka perfshire dy familje qe jetonin ne shtepite prane deponise se mbeturinave ne Tetove. Sikur te mos mjaftonte varferia, ata kane mbetur edhe pa kulm mbi koke pasi mbreme zjarri ka perfshire objektin ku ata banonin.
 
Te perfshire nga skamja, mungesen  e energjise elektrike, ata e kishin zgjedhur ne menyren me primitive.  
 
Ndricimin e shtepive te tyre e benin me qiri dhe ka qene pikerisht qiriu me te cilin ndricoheshin ai qe ka shkaktuar zjarrin. Brenda ne shtepi ate moment ishin edhe 8 femijet e dy familjeve por per fat te mire askush nuk eshte lenduar.
 
Zjarrfikesit kane intervenuar menjehere por nuk kane mundur te bejne asgje pasi  objektet e banimit kanë qene përplot tekstil dhe zjarri ishte përhapur me shpejtësi të madhe.
 
Tani keta  banoret kerkojne ndihme jo vetem nga komuna e Tetoves dhe  qendra sociale e ektij qyteti por edhe nga te gjithe ata qe kane mundesi ti ndihmojne te sigurojne nje kulm mbi koke.