Botë
Qytetarët e shtatë vendeve myslimane pa ndërprerë arrijnë në SHBA
06.02.2017 12:07
Shtetasit e shtatë vendeve myslimane, të cilat ishin përfshirë me dekretin e presidentit amerikan Donald Tramp...

Shtetasit e shtatë vendeve myslimane, të cilat ishin përfshirë me dekretin e presidentit amerikan Donald Tramp për ndalesë për hyrje në SHBA, dje pa penguar arritën në aeroportet e vendit, prejse një gjykatës federal e zhvleftësoi masën.
Aviokompanitë në botë u lejuan qytetarëve të Sirisë, Irakut, Iranit, Sudanit, Somalisë, Libisë dhe Jemenit të ngjiten në fluturimet për në SHBA. Një avokat, i cili priste në aeroportin njujorkez "Kenedi" deklaroi se personat, të cilët posedojnë viza dhe karta jeshile nga Iraku dhe Irani nuk përballen me probleme gjatë arritjes.
Autoritetet e aeroportit në Kajro kumtuan se gjithsej 33 emigrantë nga Jemeni, Siria dhe Iraku janë ngjitur mbrëmë në fluturime për në SHBA.
Mediat libaneze lajmëruan se në aeroportin në Bejrut u është lejuar familjeve siriane dhe personave të tjerë nga vendet e përfshira me ndalesë, të ngjiten në aeroplanët përmes Evropës për në SHBA.
Rreth 60 mijë viza të cilat ishin zhvlerësuar me dekretin e Trampit, sërish janë valide, deklaruan diplomatët amerikanë./mia
